Kacaniku-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kacaniku-Team


 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Biletat, 200 euro pėr Shqipėri-Holandė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
sHp3T|m|
WebMaster
WebMaster
sHp3T|m|


Numri i postimeve : 83
Location : c:/Kacanik/system32
Registration date : 29/08/2007

Biletat, 200 euro pėr Shqipėri-Holandė Empty
MesazhTitulli: Biletat, 200 euro pėr Shqipėri-Holandė   Biletat, 200 euro pėr Shqipėri-Holandė Icon_minitimeSat Sep 08, 2007 5:21 pm

Kush dėshiron tė shikojė live Shqipėri-Holandė duhet tė “sakrifikojė” njė shumė tė mirė parash. Biletat pėr kėtė takim tashmė kanė kapur ēmime goxha tė kripura. Njė biletė e sektorit D2 nė stadiumin “Qemal Stafa” ėshtė shitur dje 1 mijė deri nė 2 mijė lekė tė reja mė shumė nga ēfarė ėshtė vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndėrsa biletat pėr nė tribunė qendrore A jo vetėm qė nuk kishte nė qarkullim ose gjendeshin veēse me mik, arritėn shifrėn e 200 eurove nė tregun e zi. Federata pati deklaruar para disa ditėsh se do tė hidhte nė treg vetėm bileta pėr sektorėt D1, D2, D3, C dhe E me ēmime tė cilėsuara 3 mijė, 2 mijė dhe 5 qind lekė tė reja nė biletaritė pranė stadiumit kombėtar “Qemal Stafa” dhe pranė pallateve 9-katėshe. Ndėrsa ato pėr tribunėn qendrore tashmė janė shitur ose dhuruar kompanive ose institucioneve tė ndryshme qė i patėn prenotuar qė muaj mė parė. Por njė pjesė e mirė e kėtyre kanė pėrfunduar edhe nė tregun e zi, ku mund tė dallosh fare mirė persona qė i shesin dy hapa larg qendrave tė biletarive, natyrisht me njė ēmim shumė herė mė tė lartė. Sipas njoftimit zyrtar tė FSHF-sė nė treg do tė shiten bileta deri mesditėn e sė martės, por sipas gjasave njė gjė e tillė nuk do tė vazhdojė gjatė, pasi biletaritė patėn ulur qepenin qė mbasditen e djeshme. Kapaciteti i stadiumit kombėtar “Qemal Stafa” ėshtė rreth 16 mijė vende, ku nuk do tė mungojnė edhe dy tifozeritė mė tė zjarrta, ato tė “tifozėve kuqezi” dhe tė “portokallinjve”. Kėta tė fundit do tė jenė rreth 400 tė pranishėm dhe do tė akomodohen nė tribunėn D1. Pėr tė mos lejuar asnjė njė pėrplasje me tifozerinė kuqezi e cila do tė akomodihet nė sektorin ngjitur D2 fansat e kombėtares holandeze do tė largohen nga stadiumi 15 minuta pas atyre tė kombėtares shqiptare. Nė shėrbim tė ruajtjes sė qetėsisė jo vetėm nė stadium por edhe nė ambientet pranė “Qemal Stafės” do tė jenė rreth 1 mijė punonjės tė forcave tė rendit. Ditėn e ndeshjes rrugėt qė tė ēojnė drejt stadiumit do tė bllokohen 6 orė para fillimit tė ndeshjes dhe nuk do tė lejohet tė shiten bileta pranė stadiumit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kacaniku.forumi.biz
 
Biletat, 200 euro pėr Shqipėri-Holandė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Kacaniku-Team :: Arti dhe Kultura :: Sporti dhe sportdashėsit :: Lajmet mė tė reja nga sporti-
Kėrce tek: