Kacaniku-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kacaniku-Team


 
PortalliPortalli  ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Gjashtė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001

Shko poshtė 
AutoriMesazh
sHp3T|m|
WebMaster
WebMaster
sHp3T|m|


Numri i postimeve : 83
Location : c:/Kacanik/system32
Registration date : 29/08/2007

Gjashtė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 Empty
MesazhTitulli: Gjashtė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001   Gjashtė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 Icon_minitimeTue Sep 11, 2007 3:54 am

Amerika shėnon sot gjashtė vjetorin e sulmeve tė 11 shtatorit 2001 me aktivitete pėrkujtimore mė tė zbehta se vitet e kaluara. Nė njė ceremoni solemne, punonjėsit e skuadrave tė shpėtimit do tė lexojnė emrat e tė gjithė atyre qė humbėn jetėn nė sulmet tragjike tė 11 shtatorit.
Ashtu si nė vitet e shkuara, pak para ceremonisė pėrkujtimore, lideri i Al-Kaedės, Osama Bin Laden ka regjistruar njė mesazh video, ku kėrcėnon pėr shkallėzimin e luftės nė Irak.
Ndryshe nga vitet e tjera, pjesa mė e madhe e ceremonisė kėtė vit do tė mbahet nė njė park pranė “Ground Zero”, vendi ku dikur ngriheshin kullat binjake dhe jo nė vendin ku ato u rrėzuan, ku dhe po punohet pėr ngritjen e rrokaqiejve tė tjerė dhe njė memoriali. Nė atė qė tashmė ėshtė kthyer nė njė ritual tė pėrvitshėm, leximi i emrave tė atyre qė humbėn jetėn do tė ndėrpritet nga katėr momente heshtjeje, pėr tė shėnuar herėt e sakta qė aeroplanėt goditėn kullat dhe kur blloqet masive tė zyrave u shembėn. Kambanat e kishės do tė kumbojnė nė orėn 20:46 (me orėn lokale) pėr tė shėnuar momentin, kur aeroplani i parė “American Airlines Flight 11” u pėrplas me kullėn veriore.
Tė afėrmit e tė vrarėve do tė vendosin lule nė vendin ku u rrėzuan dy kullat.
Presidenti i SHBA-sė, George W. Bush, i cili u bėri thirrje dhe kėtė vit amerikanėve qė tė pėrkujtojnė ngjarjet e dhimbshme me anė tė shėrbimeve memoriale dhe vigjiljeve me qirinj tė ndezur, do tė marrė pjesė nė njė pėrkujtesė nė Uashington.
“Ēėshtja kryesore ėshtė tė luftojmė ekstremizmin, tė kuptojmė se historia na ka bėrė thirrje tė hidhemi nė aksion. Duke luftuar ekstremizmin dhe radikalėt, ne i ndihmojmė njerėzit tė realizojnė ėndrrat e tyre. Dhe, tė ndihmosh njerėzit tė realizojnė ėndrrat, ndihmon pėr tė promovuar paqen”, tha Presidenti Bush muajin e kaluar duke ndjekur tė njėjtėn linjė qė prej sulmeve tė 11 shtatorit.
Nė “Ground Zero”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, do tė kryesojė ceremoninė nė tė cilėn paraardhėsi i tij, Rudolph Giuliani, do tė mbajė njė fjalim. Disa prej tė afėrmve tė tė vrarėve nė sulme kanė kritikuar pjesėmarrjen e Giuliani-t, duke pasur parasysh ambiciet e tij presidenciale. Ndėrsa kandidatja e mundshme demokrate pėr presidente, Hillary Clinton, gjithashtu dhe senatore e Nju Jorkut, do tė marrė pjesė nė ceremoni ku do tė lexojė njė pjesė tė emrave tė atyre qė humbėn jetėn nė sulme.


Ngjarjet

Vendngjarja: Nju Jork, SHBA
Data: 11 shtator 2001
Ora: 8:46 – 10:48 (me orėn lokale)
Objektivi: Qendra Botėrore e Tregtisė (Kullat Binjake) dhe Pentagoni. Objektivi i katėrt nuk ėshtė zbuluar asnjėherė, por dyshohet se bėhet fjalė pėr lokalitet nė Uashington.
Sulmet: Sulme kamikaze.
Vdekje: 2993 persona, duke pėrfshirė edhe 19 terroristė.
Tė plagosur: Nuk ka njė numėr tė saktė.

Shqiptarėt qė humbėn jetėn nė sulmet e 11 shtatorit:

Viktor Saraēini, 51 vjeē: Pilot nė njė prej katėr avionėve tė rrėmbyer nga terroristėt.
Rrok Camaj, shqiptar nga Malėsia e Madhe, 60-vjē: Punonte nė njėrėn prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtė.
Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, 26 vjeē: Punonte nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė.
Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeē: Punonte prej 30 vitesh si portier nė njėrėn prej kullave binjake.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kacaniku.forumi.biz
 
Gjashtė vjet pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Kacaniku-Team :: Shtypi :: Shtypi i Ditės-
Kėrce tek: