Koshtunica: Kosova, kurrė e pavarur Tadiq: Po tė luftonim sėrish, do tė humbnim sėrish
Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka bėrė thirrje qė zgjedhjet presidenciale tė mos mbahen nė dhjetor nė Serbi, pasi qė, sipas tij, nė kėtė kohė duhet ta mbrojnė Kosovėn. Kur tė shohim se cili do tė jetė rezultati i bisedimeve, do tė kemi kohė qė deri mė 31 dhjetor ti mbajmė zgjedhjet, sepse zhvillimi i situatės nė Kosovė, mund tė imponojė ndryshime kushtetuese. Ekziston mundėsia qė pas 10 dhjetorit, SHBA-tė ta njohin pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės, dhe ne duhet me tė gjitha forcat ta shkatėrrojmė njė shpallje tė tillė, ka deklaruar Koshtunica. Sipas tij, Kosova kurrė nuk do tė jetė e pavarur. Ndėrkohė, kryetari i Serbisė, Boris Tadiq, ka thėnė se nuk duhet tė luftohet pėr Kosovėn, sepse Serbia do ta humbiste edhe njė tjetėr luftė me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ai ka thėnė se lufta nuk i sjell askujt asgjė tė mirė, porse duhet insistuar nė mbrojtjen e integritetit territorial tė Kosovės.